Një aksion antidroge është duke u zhvilluar në portin e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin Leonidha Musaj, shkruan abcnews.al.
Mësohet se një kontenier i ardhur nga Amerika Latine është duke u kontrolluar. Kontrolli është urdhëruar nga partnerët ndërkombëtarë.
Paraprakisht bëhet me dije se brenda janë gjetur rreth 45 kg kokainë. Kontejneri në të cilën është fshehur lëndë narkotike ka ardhur me mish nga Brazili.
Kjo është ngarkesa e radhës e kapur në Durrës. Vetëm një muaj më parë në port u kapën 59 kg kokainë, në dy çanta. Sasia u zbulua në anijen Unistream, e ngarkuar me qymyr, ndërsa ishte nisur nga Kolumbia. g.v/abcnews.al