Mbyllet afati i aplikimit për Prokurorin e Përgjithshëm

schedule15:29 - 2 Maj, 2019

schedule 15:29 - 2 Maj, 2019

Është mbyllur sot afati i aplikimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Zyrtarisht në garë janë katër emra, të cilët kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Çela dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.

Aplikantët kishin 60 ditë kohë për të paraqitur dokumentet e nevojshme, të cilat më pas do të kalojnë në procesin e vlerësimit.

Kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm vlerësohen në 4 kritere kryesore: Kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe kriteri i katert jane elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë etj).

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe të ketë kaluar Vettingun. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas vlerësimit të kandidatëve do të përzgjedhë 3 emra kandidatësh, që i kalojnë për miratim parlamentit./ABC News Albania 24/7