Si ndodhi plagosja në Velipojë? Vendngjarja ende mister, 48-vjeçari njoftoi vetë ambulancën, ku dyshon policia

schedule11:36 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:36 - 15 Qershor, 2022

SHKODËR – Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e së martës në plazhin e Velipojës. Pjerin Brushtulli 48 vjeç u qëllua me armë zjarri në Plazhin e Velipojës, ndërsa mësohet se ishte vetë ai që njoftoi ambulancën duke thënë që ka marr plumb në trup.

Deri më tani policia nuk ka shoqëruar asnjë person që mund të ketë lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka një vend fiks se ku ka ndodhur ngjarja. Vetë i plagosur nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë për shkak të një operacioni të gjatë dhe plagës së rëndë që ka në trup.

Policia ka dy pista kryesore të kësaj ngjarje.  E para lidhet me një konflikt të çastit që mund të ketë pasur 48-vjeçari, ndërsa pista e dytë e hetimeve është fokusuar në të kaluarën e të plagosurit.

Pjerin Brushtulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi. Në atë kohë 35 vjeçari Kolec Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij. Në kohën kur ka kryer krimin Brushtulli ka qenë 28-vjeçar.

Pjerin Brushtulli, 48 vjeç, i mbetur sot i plagosur me armë zjarri në Velipojë ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi.  /abcnews.al/