Krah për krah, ministrja Spiropali shoqëron Ramën në Kiev

schedule09:40 - 15 Qershor, 2022

schedule 09:40 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Në pamjet e publikuara nga Abazoviç, shihet kryeministri i vendit Rama, krah për krah me ministren Spiropali.

Rama dhe Abazoviç ndodhen në Ukrainë me ftesë  të Presidentit Zelesnky.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një udhëtimi 12 orë me trend he pritet që pasdite të takojnë Presidentin Zelensky./abcnews.al/