Ditë vendimtare për mesfushorin e kombëtares, Asllani pritet të vishet zikaltër

schedule09:30 - 15 Qershor, 2022

schedule 09:30 - 15 Qershor, 2022

Sot është një ditë vendimtare për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin, pasi është vetëm një hap larg transferimit te Interi.

Ditën e sotme drejtuesit zikaltër do të takohen me Empolin për të diskutuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes për të marrë talentin e mesfushës, teksa Interi ka bërë gati edhe kontratën për Asllanin për të firmosur një kontratë 5-vjeçare, me pagë 1.2 milionë euro në sezon.

Gjithashtu zikaltërtit pritet të derdhin  në arkat e klubit toskan rreth 14 milionë euro, teksa një futbollist i të rinjve do të shkojë në huazim te Empoli, si pjesë e marrëveshjes mes palëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!