Tabaku: Shqipëria në krizë të jashtëzakonshme ekonomike, shkak korrupsioni dhe arroganca e qeverisë

schedule08:47 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:47 - 15 Qershor, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka thënë se Shqipëria po përjeton një krizë të jashtëzakoinshme ekonomike, e cila vjen si pasojë e korrupsionit dhe arrogancës qeveritare.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Tabaku thotë se edhe vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi.

“Bordi Oligarkisë  dhe korrupsionit!

Shqiptarët sot paguajnë  më të shtrenjtë në rajon. Pse?

1- Pasi kur hedhim në tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.

2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet!

Do të kishim më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë për të shpenzuar!”, shkruan Tabaku krahas videos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!