Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatëve të Beratit. Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm,të gjithë avokatët e Beratit kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë.
Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve do të vijojë nga sot e deri në datën 17. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe Gykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.
Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot so të vazhdojë për 4-ditë me radhë dhe se avokatët e Beratit do t’i bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë./abcnews.al