Përmbytjet, Kryeministria u dërgon mesazh qytetarëve në celular

schedule20:42 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 20:42 - 1 Dhjetor, 2017

Përveç komunikimeve publike dhe thirrjeve përmes medias, Kryeministria ka filluar të kontaktojë direkt qytetarët përmes disa mesazheve SMS të dërguara në celularët e tyre, duke apeluar ata që të bëjnë kujdes. ABC News ka mësuar se në telefonat e qytetarëve të ndryshëm është dërguar një mesazh i Emergjencave Civile, që bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve. “Evitoni lëvizjet në zonat e prekura nga reshjet, afër lumenjve si dhe kalimet në ura”, thekson mesazhi. “Banorët pranë shtretërve të lumenjve apo në zonat që rrezikojnë përmbytje, të jenë në gatishmëri në rast të nevojës për evakuim”. Mesazhi përfundon me thirrjen: “Telefono 112 për çdo nevojë”, ndërsa firmoset si Kryeministria, Komiteti i Emergjencave./abcnews.al