Opozita ka vendosur që nesër të zgjerojë hartën e bllokimit të rrugëve të enjten. Javën e kaluar protesta u përqendruar në 5 akse rrugore, ndërsa nesër në orën 18 bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit. Kërkesa e opozitës është e njëjta: largimi i kryeministrit Rama si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës. Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët që zgjati rreth dy orë. Në këtë mbledhje u diskutuan pikat kryesore të draftit për qeverinë teknike që do të prezantohet nga kryedemokrati Basha ditën e nesërme në orën 11.00./ABC News Albania 24/7
Opozita zgjeron hartën e bllokimit të rrugëve
schedule18:10 - 1 Maj, 2019
schedule 18:10 - 1 Maj, 2019