Renato Arapi do të vazhdojë të jetë në krye në Teutës edhe sezonin e ardhshëm, pasi palët kanë gjetur dakortësinë mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se tekniku i durrsakëve ka rinovuar kontratën për sezonin 2022/2023.
“KF Teuta konfirmon stafin teknik edhe për sezonin 2022/2023. Në përfundim të sezonit dhe të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe trajneri Renato Arapi kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimit mes tyre. KF Teuta i uron tranjerit Renato Arapi shumë suksese për sezonin 2022/2023”, thuhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al