Panairi i Prishtinës nderon Behar Gjokën me çmim për librin studimor “Hejza e Pashkut”, botuar këto ditë nga botimi Buzuku. Marrëdhënien me Anton Pashkon për Behar Gjoken ka qenë dashuri dhe mallkim, për këto arsye
Në këtë edicion të 22 të panirit të Prishtinës, autorë, përkthyes shqiptar u nderuan me çmime “Kohë për rrëfim” i dhuroi çmimin Kapital Ald Bardhylit, për përkthimin u nderua Diana Culi për përkthim. Ndërkohë që në Tiranë ende ka një ngërç thekson Gjoka.
Letërsia e dy anëve, Shqipëri Kosovë, megjithëse nuk ka mure betoni sërish ka një mos komunikim të sinqertë sipas Behar Gjokës.
Sipas studiuesit Behar Gjoka është e pa shpjegueshme që shkrimtari Anton Pashku nuk është pjesë e programeve tona mësimore, pasi ende trajtohet si një shkrimtar i “jashtëkufijve’.
Sipas Gjokës, Pashku është autori më i vështirë dhe tregon se në veprën e tij: “Kanë rolin e vet ligjërimi i gegnishtes, në një pjesë më të madhe të tregimeve fantastike , ndeshim në praktikën e shkrimit me dy variante , pra edhe në gjuhën e njësuar, kështu që ai e ka kapërcyer vetë edhe atë të ashtuquajturën pengesë të të lexuarit në gegnisht. /abcnews.al/