U gjet i vrarë, viktima i lidhur me trafikantët ndërkombëtar, flet halla: Policia nuk na la të shikonim trupin

schedule13:06 - 13 Qershor, 2022

schedule 13:06 - 13 Qershor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar rreth Sherif  Mukajt, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në fshatin Starje të Kolonjës nga disa barinj.

Burime të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet për vrasjen e 29 vjeçarit, mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukja ishte pjesë e një grupi që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë. Përfshirja e viktimës në rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve u zbulua nga përgjimet disa mujore të Prokurorisë së Korçës,e cila nisi hetimet pas zhdukjes së 29 vjeçarit.

Halla e 29-vjeçarit ka treguar se policia nuk i ka lejuar familjarët që të shohin turpin e tij, ndërsa shtoi se i riu nuk ka pasur konflikte.

“Sherifin e identifikuan nga çelsat e shtëpisë, telefoni, xhupi dhe një byzylyk me shkronjën E. Policia nuk i ka lejuar familjarët ta shikonin trupin e 29 vjeçarit. Nuk kishte konflikte, nuk ngatërohej me persona të tjerë. Familjarët i dërgonin lek nga Amerika. Merrej vetëm me punët e tij në shtëpi. Edhe policia na ka thënë që nuk është problematik”, tregoi ajo.

Sherif  Mukaj ishte zhdukur prej 1 nëntorit, ndërsa familjarët kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Lexo edhe: Ishte zhdukur prej 1 nëntorit, zbulohet kujt i përket trupi i gjetur një ditë më parë në Kolonjë

I riu u gjet më 11 qershor, ndërsa policia bëri me dije se nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Lexo edhe: Plumb kokës, çfarë zbuloi policia nga ekzaminimi i kufomës së Sherif Mukajt, gjetur në malin e Gramozit