Tifozët e Liverpulit krijojnë probleme në Barcelonë, në prag të duelit në Champions mes dy skuadrave. Ata ushtruan dhunë ndaj vendasve, dhe u përplasën me policinë.
Nuk ka rast më të mirë për t’u kënaqur sesa kur udhëton dhe sheh bukuri jashtë vendit apo qytetit tënd.
Kjo vlen për shumicën dërrmuese të tifozëve, përfshi edhe ata anglezë, veçse jo për ekstremistët, siç ndodhi me ultrasit e Liverpulit në Barcelonë.
Mjaft prej tyre ushtruan dhunë ndaj banorëve vendas, dhe pamjet filmike treguan se pati nga ata që I hodhën në shatërvan për t’u tallur e për t’i fyer.
Jo vetëm kaq, por mjaft tifozë problematikë liverpulas u përplasën me policinë në kryeqendrën e Katalonjës, ndërsa u bënë të bezdisshëm për qytetarët për shkak të sjelljes së tyre kërcënuese dhe zhurmës së madhe që shkaktuan.
Mijëra tifozë anglezë ndodhen në Barcelonë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që pritet me interesim të madh në gjithë botën.
Ekziston frika se tifozët ishullorë mund të kthehen tek sjellja e dhunshme e disa dekadave më parë që shkaktuan edhe tragjedi dhe sollën përjashtimin e skuadrave angleze nga kupat e Evropës për 5 vjet, dhe të Liverpulit për 6 vjet./ABC News Albania 24/7