Një tjetër shqiptar është vrarë në burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikalas pas një sherri mes të dënuarve. Viktima është një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke, kanë qenë dy të burgosur rusë që sulmuan me thika të improvizuara të burgosurin shqiptar. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte. 29-vjeçari kishte pësuar plagë të shumta nga goditjet me thika, të cilat i kishin shkaktuar gjakderdhje.
Ky është i burgosuri i dytë që vritet në burgun e Trikalas brenda 20 ditëve. Më 12 Prill, një i burgosur 60-vjeçar u vra pasi u konfliktua me një shqiptar. /tvklan.al