VIDEO/ Greqia fiton duelin e kreut, Kosova “dorëzohet” në  “Panthessaliko Stadium”

schedule22:43 - 12 Qershor, 2022

schedule 22:43 - 12 Qershor, 2022

Përballja mes Greqisë dhe Kosovës e zhvilluar në “Panthessaliko Stadium” është mbyllur me fitoren e kombëtares vendase 2-0 e cila arriti të siguronte kështu një tjetër triumf të rëndësishëm në Nations League.

Sfida mes Kosovës dhe Greqisë luhej për vendin e parë të grupit të 2-të në Ligën C. Një takim ku dardanët kërkuan hakmarrjen ndaj grekëve, por me pjesën e parë që do të mbyllej pa shumë histori, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

45-minutëshi i dytë do të shikonte dardanët dhe grekët më kërkues të golit, por vazhdoi të ishte në “paqe” deri në minutën e 71-të kur Giakoumakis do të gjente edhe golin e epërsisë për Grekët, duke bërë që dardanët të dorëzoheshin.

Vendasit do të shënonin edhe golin e dytë në minutën e 90+9 të shtesës me Mantalos, duke bëtë që kjo përballje të mbyllej me shifrat 2-0.

https://streamable.com/gzofxn

Pas kësaj fitoreje Greqia vazhdon të mbetet forcë e parë e grupit me 12 pikë, ndërsa Kosova e ndjek nga pas me 6 pikë më pak. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!