Zyrtare/ Vllaznia lë bosh Partizanin, rinovon kontratën me Jonuzin

schedule18:01 - 12 Qershor, 2022

schedule 18:01 - 12 Qershor, 2022

Vllaznia ka rinovuar kontratën me Fjoart Jonuzin, me palët që kanë rënë dakort për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për një vit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klub i shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se mesfushori i cili ka luajtur për dy sezone me shkodranët do të vazhdojë edhe një sezon tjetër të mbajë veshur fanellën kuqeblu.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në radhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”, shkruhet nga klubi shkodranë.

Kujtojmë se për shërbimet e mesfushorit kuksianë kishte shfaqur interes edhe Partizani, por Jonuzi ka zgjedhur të qëndrojë në Shkodër. /f.a/abcnews.al