Berlusconi bën gafën e radhës, hedh fletën e votimit në kutinë e gabuar, fajin ia hedh komisionit

schedule17:11 - 12 Qershor, 2022

schedule 17:11 - 12 Qershor, 2022

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i cili edhe pse në moshë të vjetër vijon të mbetet shumë aktiv në politikë, madje pretendon që të marrë edhe njëherë postin e kreut të qeverisë, është shfaqur këtë të diel në një qendër votimi ku votohet për referendumin në drejtësi.

Kreu i “Forza Italia”, ka bërë sërish një tjetër gafë, pasi ka ngatërruar kutinë e  otimit.

Pas futjes së fletës së parë në kuti, Berlusconi është kthyer nga komisioni duke thënë se mungon një fletë, por në të vërtetë ai kishte hedhur fletën në kutinë  e gabuar.

Prandaj pas disa minutash Berlusconi shfaqet sërish me një fletë votimi të verdhë, për ta hedhur atë në kutinë e duhur.

/Abcnews.al/