Majko uron ditëlindjen e PS me foton e Nanos dhe Dritëro Agollit: Kur rastësia kthehet në diçka të përsosur

schedule12:04 - 12 Qershor, 2022

schedule 12:04 - 12 Qershor, 2022

Pandeli Majko ka uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste. Kjo forcë politike kujton sot 31-vjetorin e themelimit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Majko ka zgjedhur një foto të Fatos Nanos dhe Dritëro Agollit për të përcjellë mesazhin e tij në këtë ditë të rëndësishme për socialistët.

“Shumica e jetës së njeriut, është veprimtari plotësuese.

Ka çaste, kur rastësia kthehet në diçka të përsosur, siç ishte 12 qershori i 31 viteve më parë.

Gëzuar ditëlindjen Familja ime, Partia Socialiste!’ shkruan Majko.

Pandeli Majko është një ndër figurat më të rëndësishme të PS në këto vite. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme, duke filluar nga kryeministër në vitet e vështira ’98-99, ministër dhe deputet. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!