Barça ka pika strategjike të skuadrës që dëshiron t’i përforcojë. Një prej tyre është edhe gjetja e një mbrojtësi të majtë dhe futbollisti i zgjedhur është Marcos Alonso.
Alonso është favorit, për arsye sportive dhe ekonomike, dhe klubi i Barcelonës konsideron se Chelsea nuk do të vendosë shumë pengesa për të arritur një marrëveshje.
Në “Camp Nou”, megjithatë po përgatiten për çdo rast dhe po kërkojnë alternativa B në rast se kjo pistë dështon.
Sipas mediave spanjolle, përsëri katalanasit qëndrojnë në Premier League dhe një nga më të pëlqyerit është Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt . Emri i tij është shfaqur sërish orët e fundit, ndonëse është një letër për të cilën flitet prej javësh.
Ukrainasi përfundon kontratën e tij në vitin 2024 dhe “Qytetarët” dëshirojnë ta shesë atë në mënyrë që të inkorporojë një tjetër mbrojtës të majtë. /f.a/abcnews.al