Merr fund arratia për francezin e shumëkërkuar, kapet “mat” në doganën e Kakavijës

schedule10:53 - 11 Qershor, 2022

schedule 10:53 - 11 Qershor, 2022

Policia greke ka vënë në pranga një shtetas francez të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda.

Francezi i shumëkërkuar tentoi të kalojë në Greqi, nëpërmjet Shqipërisë, por plani i tij dështoi, kur departamenti i kontrollit të pasaportave në doganë konstatoi se personi në fjalë ishte në kërkim ndërkombëtar, shkruan abcnews.al.

Gjatë verifikimit të dhënave të francezit, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet franceze për pastrim parash, grabitje me armë, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje, me një dënim në total prej 15 vitesh burg, raporton protothema.gr. 

Mediet greke njoftojnë se i shumëkërkuari francez u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Epirit, e cila do të nisë proceduarat për ekstradimin e tij drejt Francës/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!