Menjëherë pasi aktorja e suksesshme e “Emily in Paris”, Lilly Collins, shiti pronën e saj në Beverly Hills, projektuar nga John Elgin Woolf, ajo u zhvendos fshehurazi në Pasadena.
Pronari i mëparshëm e bleu këtë shtëpi për 3 milion dollarë në fund të 2017 dhe ia shiti Lilly Collins për pak më pak se 4 milion dollarë.
Shtëpia është ndërtuar në vitin 1947 dhe është projektuar nga binjakët babë-bir Kemper Nomland dhe Kemper Nomland Jr.
Struktura kryesore përfshin tre dhoma gjumi dhe 2 tualete në rreth 3,400 metra katrorë.
Në pjesën e pasme ka edhe një bujtinë më vete me një dhomë gjumi dhe banjo. Vitet e fundit, i gjithë minikompleksi është rinovuar gjerësisht nga ish-pronarët, të cilët e kanë mbushur hapësirën me pajisje moderne.
Brenda, një oxhak i pavarur ndan dhomën e ndenjes dhe ngrënien dhe kuzhina ndodhet në një sipërfaqe të madhe. Shumica e dhomave të përbashkëta kanë mure xhami që mbushin shtëpinë me dritë natyrale. Jashtë, ka kopshte me tarraca dhe shumë oborre, si dhe një pishinë dhe banjë që janë ndërtuar aty, rreth vitit 2014.
Aty pranë ka prona luksoze në pronësi të Oscar de la Hoya, Meryl Streep, Mandy Moore dhe miliarderit Ron Burkle./abcnews.al