Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur Meri Lalaj. Lalaj u nda nga jeta pas problemeve të shkaktuara nga koronavirusi. Si duket virusi i kishte shkaktuar shkrimtares dëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjejnë kurim vetëm jashtë shtetit.
Kush është Meri Lalaj
Lalaj lindi në Pogradec në vitin 1943. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë-Letërsi Angleze. Për tre vite ka punuar në gjimnazin e Korçës dhe më pas ka qenë për shtatë vite ka qenë në internim me ish-bashkëshortin e saj, për të vazhduar punën e saj në një shkollë 8-vjeçare në Pogradec nga ku edhe doli në pension.
Gjatë viteve ajo ka punuar si mësuese, ka botuar në gazeta të ndryshme artikuj që trajtonin problemet jetësore të vendit. Që nga vitet e 1990 ka botuar dhe përkthyer shumë libra, ndër të cilët mund të përmendi; “Lasgushi në Poradec” (ditar), “Qentë nuk magullijnë më” (roman), “Gjethe vjeshte” (poezi), “Esenin – një jetë” (përkthim monografi), “Betoveni dhe Revolucioni Frëng” (përkthim), “Romeo dhe Xhulieta takohen” (mbresa për Kosovën), “Dashuri e ndaluar” (roman) etj.
Gjatë krijimtarisë së saj letrare, ajo është nderuar me disa çmime letrare, si: Çmimin Kombëtar për vëllimin me tregime, Çmimin për poezinë më të mirë si dhe çmime të tjera. /abcnews.al/