Aventura e parë e Andrea Pirlos si trajner nuk përfundoi në mënyrën më të mirë. Futbollisti legjendar italian nuk arriti të fitonte Serinë A me Juventusin, pas 9 vitesh radhazi. Pa skuadër prej më shumë se një viti, Pirlos i është hapur një derë interesante.
Është Karagumrik, i Superligës turke. Kryeqyteti ka një lidhje të ngushtë me futbollin italian, me deri në 4 futbollistë transalpinë në radhët e tij. Sipas Nicolo Schira, Andrea Pirlo ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën osmane, në një operacion që do të konfirmohet në ditët në vijim. /abcnews.al/