Bisedimet e paqes, Lavrov: “Tangoja kërcehet dyshe”

schedule13:02 - 10 Qershor, 2022

schedule 13:02 - 10 Qershor, 2022

Rusia është e hapur për dialog, por “duhen dy persona për të kërcyer tango”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, në lidhje me rrugën diplomatike si zgjidhje për konfliktin në Ukrainë, sipas la repubblica.

Sa i përket vendimit për ushtarët britanikë dhe marokenë, të dënuar me vdekje dje në Donetsk, ai tha vendimi u mor në bazë të ligjeve të DPR (të vetëquajtur Republika Popullore e Donetskut) dhe se nuk duhet të ndërhynin në sistemin gjyqësor të Republikës.

Lavrov gjithashtu kërkoi që” të mos spekulohet mbi temën e dënimit të mercenarëve të huaj të dënuar në DPR.

/abcnews.al