Olaf Scholz në Kosovë: Po diskutojmë liberalizimin e vizave

schedule12:07 - 10 Qershor, 2022

schedule 12:07 - 10 Qershor, 2022

Kancelari Olaf Scholz në konferencën për media së bashku me kryeministrin Kurti përsëriti edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

“Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti. Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon.  Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së. Dialogu Kosove Serbi të çohet përpara. Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje diplomatike. Dialogu është rruga që do t’i hapë Kosovës rrugën evropiane.

Është e paimagjinueshme që dy vendet që nuk duan  njëri tjetrin të bëhen anëtare të BE-së. Kemi diskutuar liberalizimin e vizave të Kosovës. ”, tha Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania i jep prioritet tregut të përbashkët rajonal, një nismë e cila bën bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

I pyetur nëse Gjermania mbështet Ballkanin e Hapur, nismë ku Kosova refuzon të marrë pjesë, Scholz tha: “Dua ta them të qartë që për ne prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal, i cili mendoj se duhet të përparojë. Çështjet që janë pjesë e tij duhet të çohen përpara. Të gjithë duan të shkojnë në BE, edhe atje ekzistojnë dhe janë në fuqi rregullat e lëvizjes së lirë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!