EMRI/ Operacioni i RENEA-s në Elbasan, kush është një nga 10 të shoqëruarit

schedule18:41 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:41 - 9 Qershor, 2022

Forcat RENEA kanë zbarkuar pasditen e së enjtes në qytetin e Elbasanit, ku kanë shoqëruar 10 persona në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, i cili filloi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i cili u arrestua në muajin Mars në një apartament në Fier, pasi më herët ishte plagosur në një atentat që iu bë në Papër të Elbasanit.

Burime për Abc bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është edhe Klement Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Klement Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur në këmbë në qytetin e Elbasanit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!