“Këta marrin vesh vetëm me gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”. Kjo frazë e përdorur nga deputeti i PD, Edmodn Spaho ka revoltuar kreun e grupit socialist Taulant Balla i cili ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend.
Balla kërkoi që Spaho të kërkonte ndjesë për atë që tha ose në të kundërt duhej të ndërpritej seanca.
“Ti del përjashta dhe nuk vjen. Atë fjalën e fundit bastard, zotëria nuk mund të rrijë në këtë sallë. Të ndërpritet seanca dhe të thirret komisioni përkatës. O bëhet njëri shembull tani. Të vijë njeri pas konsumit të shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.
Zoti Noka kam respekt më vjen keq. Zotëria në fund tha një fjalë të rëndë. O e merr fjalën dhe kërkon ndjesë ose zotëria sipas përcaktimit që ka kodi i etikës. Këtu asnjë prej nesh nuk mund të tolerojë. Mendoj që e tha padashje. Nëse e ka thënë me dashje është punë e tij”, tha Balla.
Sakaq, Spaho nuk pranoi të kërkojë ndjesë. “Nuk keni moral ju të më thoni mua të kërkoj falje”, u shpreh ai.
Pas kësaj nënkryetarja Ermonela Felaj ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e komisionit të disiplinës. g.v/abcnews.al

