Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha se nga nisma e “Ballkanit të Hapur” janë qytetarët ata që përfitojnë. Sipas tij, kjo iniciativë ka mbështetjen e BE dhe SHBA-së dhe është gjëjë më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit. Ahmetaj tha se “Open Balkan” është teori ekonomike dhe politike.
“Kush qesh nuk e di thelbin e Open Balkan. Veprimet e këtij njeriu (Berisha) kanë qenë kundër që nga dita e parë e luftës së Kosovë deri te shpallja e pavarësisë. Open Blakna është gjëja më e mirë që i ndodh Ballkanit. Të tjerat jo po zgjerohet ajo… Është teori ekonomike dhe politike. Janë qytetarët që përfitojnë. Ballkani është 100 herë më i qetë sesa ka qenë 10 vite më parë”, tha Ahmetaj në foltoren e Kuvendit.
Duke iu referuar situatës së çmimeve, numri dy i qeverisë theksoi se Shqipëria ka inflacionin më të ulët në Ballkan. Ahmetaj u shpreh i prerë se Bordi i Transparencës do të vazhdojë të ekzistojë.
“Inflacioni në Shqipëri është më i larti në Ballkan. Më gjeni një paketë sociale që ju keni bërë. E përmbytët Shkodrën dhe dëmshpërblimin ia dhamë ne.
Përpos të tjerave ne do të vazhdojnë, Bordin e Transparencës do ta mbajmë për të mos lejuar tregun të manipulojë”, tha Ahmetaj. g.v/abcnews.al

