“Shkodra në Fokus”, bashkia harton projektet zhvilluese

schedule15:53 - 9 Qershor, 2022

schedule 15:53 - 9 Qershor, 2022

Zhvillimi i mëtejshëm i qytetit të Shkodrës është në fokus të bashkisë. Kryetari, Bardh Spahia, theksoi se qëllimi është gjetja e urave të bashkëpunimit me ministritë e linjës, donatorë, ambasada të huaja që operojnë në Shqipëri për financimin e projekteve.

Drejtori i Akademisë Comau, lider botërorë në robotikë dhe inovacion industrial, Francesco Faccio shprehu gatishmërinë e tij që këto projekte të vihen në jetë.

“Kemi një projekt shumë konkretë, krijimin e një qendre mësimore të bazuar mbi robotiken. Robo, është një qendër atraksioni, ku përmes metodave të ndryshme i bënë të rinjët që të dashurohen me robotiken. Ne nuk mësojmë vetëm robotiken, kemi paketa formuese sipas moshave të ndryshme, dhe të gjitha këto përmes asaj që ne e quajmë tekonologji inovative. I mësojmë se si mund të bëhet një lojë, për ti mësuar edhe me atë që quhet kulturë e punës. Ky është projekt që duhet të nis nga baza dhe nis nga të rinjtë nga mosha 6 deri në moshën 19 vjeç.”

Gjatë konferences, ekspertët paraqitën para donatorëve 18 projekte në fushat prioritare të cilat janë gati për financimin. Falë kësaj iniciative tashmë Bashkia Shkodër sjell një qasje ndryshe, një vizion të ri të bashkëpunimit për zhvillimin jo vetëm të qytetit por edhe të gjithë qarkut të Shkodrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!