Nga Kili janë të sigurt, Arturo Vidal ka gjetur marrëveshjen me Flamengon dhe në ditët në vijim do të shpallet si përforcim i ri i klubit brazilian.
Kështu shkruan media vendase “lahora.cl”, duke shpjeguar se mesfushori po përgatitet për klaimin në Brazil, i parë si “hiti i merkatos së Amerikës së Jugut”.
Gjithashtu sipas mediave kiliane, për punë orësh Vidal do të transferohet te Flamengo. Ky është një lajm i mirë për zikaltërit pasi ata do të munden të lirohen nga paga e tij e lartë./h.ll/abcnews.al