Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën menjëher pasi kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit ku edhe pranoi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon për karburantet.
Kryetarja e Kuvendit, Lindit Nikolla i ka dhënë fjalën Fatmir Mediut, ndërsa krah Berishës ka ardhur edhe Flamur Noka i cili duke ngritur zërin nga fundit i sallës së Kuvendit kërkonte fjalën për Sali Berishën.
Vetë ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza për më shumë se dy minuta duke mos i lënë radhë Fatmir Mediut të flasë nga foltorja e Kuvendit.
Në këtë moment një ndërhyrje ka ardhur edhe nga Edi Rama i cili ka thënë se nuk ka procedurë për personat “Non Grata”
Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar
Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grada, je i padëshiruar
Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?
Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.
/abcnews.al/