Gjimnastet dhe viktimat e tjera të Larry Nassar, ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës amerikane, po i kërkojnë FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë një miliard dollarë për të trajtuar akuzat për ngacmim seksual, sipas mediave amerikane.
Ndër gjimnastet e përfshira në kërkesë, janë edhe Simone Byles, Aly Raisman dhe McKayla Maroney. Gjimnastet dhe viktimat e tjera Nassar akuzojnë FBI-në se fillimisht i nënvlerësoi akuzat, në vitin 2015.
Kampionët e gjimnastikës amerikane, Simone Biles, Mckayla Maroney, Maggie Nichols dhe Aly Raisman dëshmuan para Senatit për neglizhencën e FBI-së në hetimin e abuzimit seksual për akuzat ndaj ish-mjekut të kombëtares, Larry Nassar. Të katërta thanë se ishin viktima të Nassar, i cili është dënuar në vitin 2018 me një dënim që varionte nga 40 deri në 175 vite burg për abuzim seksual të më shumë se 150 gjimnastesh, raporton abcnews.al.
Gjatë seancës u shqyrtua sesi FBI e trajtoi hetimin mbi akuzat, të cilat iu dorëzuan për herë të parë agjencisë në vitin 2015. Dëshmuan gjithashtu drejtori i Byrosë Christopher Ëray dhe inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horoëitz. Në një raport të korrikut, Horoëitz tha se disa shkelje të protokollit çuan në muaj vonesë dhe se ndërsa hetimi ngeci, ish-mjeku abuzoi me dhjetëra viktima.
Zyrtarët e FBI-së nuk iu përgjigjën akuzave me seriozitetin dhe urgjencën që meritonin dhe kërkonin.
“Ata lejuan një ngacmues fëmijësh të qëndronte i lirë për më shumë se një vit dhe ky mosveprim i lejoi Nassarit të vazhdonte abuzimin e tij”, tha Maroney në Senat.
“Çfarë kuptimi ka të raportosh abuzimin nëse agjentët e FBI-së e varrosin atë raport në një sirtar?
Në të vërtetë duket sikur FBI-ja na ka mbyllur sytë”, vuri në dukje Biles: “Duhet të dërgohet mesazhi se nëse lejoni që një grabitqar të dëmtojë të miturit, pasojat do të jenë të shpejta dhe të rënda”.
“Unë dhe shoqet e mia u lamë në baltë nga çdo institucion që supozohej të na mbronte,” tha Maroney, një fitues i medaljes së artë olimpike, në një deklaratë. “Është e qartë se e vetmja rrugë drejt drejtësisë dhe shërimit është përmes procesit ligjor.”
Pretendimet tregojnë një hendek një vjeçar midis kohës kur FBI mori për herë të parë raporte për abuzimin e gjimnasteve nga Nassar në ekipin kombëtar të SHBA-së dhe arrestimit të tij si rezultat i një hetimi vendor të zbatimit të ligjit, jo i FBI-së.
/abcnews.al