Vani Gjuzi ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Këngëtari foli për dy projektet më të fundit që ka sjellë, njëra prej të cilave është një bashkëpunim me babain e tij, Nuri Gjuzin. Ky ishte një rikthim pas dy dekadash për Nuriun.
Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Vani tha se ishte një emocion i veçantë pasi babai i tij nuk kishte kënduar për 20 vite. “Ishte një ëndërr të kisha një këngë me babanë, ka qenë këngëtar popullor. E la muzikën kur erdhi demokracia. Së bashku sollëm një duet. Kishte 20 vite që nuk këndonte.
Ishte shumë emocion. Dhe ai ndihej shumë mirë. Zëri ishte po i njëjtë, mos të them më mirë se më parë.”, tha Vani teksa shtoi se do të krijojë dhe disa këngë të tjera me babanë. Ai përcolli dhe një mesazh për të rinjtë teksa tha se duhet t’i kushtojnë rëndësi muzikës popullore. /abcnews.al