Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti, ekspertët: Ekonomia ruse do të tkurret me 18% deri në vitin 2023

schedule23:11 - 8 Qershor, 2022

schedule 23:11 - 8 Qershor, 2022

Ekspertët globalë të bankave besojnë se ekonomia e Rusisë do të tkurret 15% deri në fund të vitit – dhe 3% të tjera në 2023 – për shkak të sanksioneve perëndimore, një eksod masiv të kompanive dhe një kolapsi të eksporteve.

Shifrat mund të jenë edhe më të këqija nëse Evropa largohet plotësisht nga energjia ruse, paralajmëroi Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF).

Në një raport për efektet e luftës në financat e Rusisë, IFF tha se masat e vendosura ndaj Moskës nga Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA vetëm do të zgjerohen dhe shtrëngohen në muajt e ardhshëm.

Ata tashmë kanë shkaktuar “shpërbërjen e plotë të 30 viteve të investimeve” për Rusinë, tha Elina Ribakova, zëvendës krye ekonomistja e IIF. Ajo shtoi se ishte e vështirë të vihej një shifër për “shkëputjen e 15 viteve të zinxhirëve të vlerës”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!