Nisi mbrëmë rrugëtimin në Tv Klan si pjesë e emisionit “Familja”, rubrika “Porta e fatit”.
Argëtim, surpriza, por edhe dhurata të shumta janë ato që mund t’i siguroni me blerjen e një bilete. Mbrëmja e së dielës në Tv Klan nis me sfidën e familjeve dhe mbyllet me emocionet e lojës “Porta e Fatit”.
Nën moderimin e çiftit të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, rubrika me e re dhuron jo vetëm argëtim e supriza, por qindra dhurata për shqiptarët që bëhen pjesë e lojës.
Një apartament dhe një makinë mund të fitohet çdo jave. Çelësi i fatit do të provohet nga lojtarët që përzgjidhen nga biletat me logon “Porta e Fatit”.
Plot çmime të tjera dhe shuma të mëdha parash janë rezervuar për të gjithë ata që sfidojnë veten dhe fatin në shown e së dielës.
“Porta e Fatit” vjen si bashkëpunim mes televizionit Klan dhe Lotarisë Kombëtare, pjesë e “Familjes” një prej emisioneve më të ndjekura në fundjavë për shqiptarët./abcnews.al