Tirana vazhdon të ndërtojë skuadrën për garat europiane, teksa përveç rinovimeve, bardheblutë kanë arritur edhe të transferojnë lojtarë të rëndësishëm.
Drejtuesit kanë prezantuar nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale firmosjen me Florent Hasani.
Sulmuesi 25-vjeçarë është transferuar nga hungarezët e Gyirmót te Tirana duke përforcuar skuadrën e Orges Shehit.
Nuk bëhet e ditur se cila është kontrata që kanë firmosur palët, teksa pritet që gjithçka të behet e ditur në prezantimin zyrtarë të lojtarit nga drejtuesit.
Hasani bëhet i transferuari i dytë për kampionët e Shqipërisë, pas Albano Aleksit, i cili u largua nga Teuta këtë sezon.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al