Gareth Bale është një nga lojtarët e lirë në treg që tashmë skuadrat mund të tentojnë edhe transferimin e tij me kosto zero.
Sulmuesi uellsian është në pritje të ofertave që mund t’i vijnë për të zgjedhur më pas dhe skuadrën ku do të vazhdojë karrierën pas largimit nga Real Madrid.
Por një lajm i publikuar në mediat spanjolle ditën e sotme, thuhet se Bale i është ofruar skuadrës së Getafes.
Këtë e zbuloi mëngjesin e sotëm, gjatë prezantimit të fanellave të reja, presidenti i klubit spanjoll Angel Torres:
“Këtë mëngjes më parë më kanë ofruar Gareth Bale, duhet të mendoj për këtë dhe të flas me trajnerin, nuk e di nëse do të vijë”, tha Torres.
Për Bale, Gatafe do të ishte një mundësi për të vazhduar jetën e tij në Madrid dhe për t’u përgatitur më mirë për Botërorin e ardhshëm në Katar, ndërkohë që do të vazhdonte të luante në La Liga. /f.a/abcnews.al