Një makinë u përplas me një turmë në Breitscheidplatz në Berlin-Charlottenburg dhe la 1 person të vdekur e 8 të plagosur, 5 prej tyre në gjendje të rëndë.
Bild ka publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Shoferi është arrestuar, ndërsa shkaku i ngjarjes mbetet i paqartë. Policia po heton nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim i qëllimshëm.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Rankestraße dhe Tauentzienstraße: në Breitscheidplatz – vendi ku në dhjetor 2016 atentatori Anis Amri futi një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe vrau trembëdhjetë persona
Makina e shoferit ka përfunduar në vitrinën e një dyqani argjendarie.
Zona rreth vendit të ngjarjes është rrethuar.
Një helikopter shpëtimi u vendos në zonë gjithashtu.
Në vendngjarje ndodhen 60 zjarrfikës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të së mërkurës pranë Breitscheidplatz.
Të lënduarit po trajtohen në vendngjarje nga ekipet ndihmëse dhe zjarrfikëse.
Dyqani ku u ndal makina. Një zëdhënëse e kompanisë tha se nuk kishte të lënduar në dyqan.