Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në lagjen Charlottenburg në Berlin.
Pesë prej të plagosurve janë në gjende të rëndë.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se drejtuesi i makinës, një Renault, u arrestua.
Ai fillimisht ka tentuar të ikë me vrap, por kalimtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe më pas e kanë dorëzuar në polici.
Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.
Sanitäter versorgen Verletzte am #Kurfürstendamm Ecke Rankestrasse in #Berlin. Ein Auto fuhr in die Menge, mindestens eine tote Person pic.twitter.com/pVR8pC2vns
— Joachim Fahrun (@JoachimFahrun) June 8, 2022
Në vendngjarje ndodhet policia më shumë se 60 zjarrfikës. Një helikopter shpëtimi është gjithashtu në vendin e ngjarjes.
Sipas informacionit të BILD, incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes rreth orës 10:30 në kryqëzimin e Rankestraße dhe Tauentzienstraße: në Breitscheidplatz – vendi ku në dhjetor 2016 atentatori Anis Amri futi një kamion të rrëmbyer në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe vrau trembëdhjetë persona./abcnews.al/
Rettungskräfte versorgen Verletzte am #Kurfürstendamm in #Berlin pic.twitter.com/WpY153xHHq
— Joachim Fahrun (@JoachimFahrun) June 8, 2022