Një video tronditëse është regjistruar në një stacion metroje në Bronx të SHBA-ve, ku shihet një burrë që hedh dhunshëm një grua 52-vjeçare te shinat.
Burri, i veshur me një kapelë bejsbolli, iu afrua gruas nga pas, e kapi atë me të dy duart dhe e hodhi drejt shinave, tregon video.
Gruaja u përplas me betonin e platformës përpara se të binte në shtratin e shinave të trenit.
Kalimtarët ndihmuan gruan të ngjitej sërish në platformë. Asnjë tren nuk po afrohej kur atë e hodhën në shina. Policia tha se nuk e ka kapur autorin.