Tottenham dhe Manchester United garojnë për ish-lojtarin e Interit

schedule18:05 - 7 Qershor, 2022

schedule 18:05 - 7 Qershor, 2022

E ardhmja e ish-lojtarit të interit, Christian Eriksen nuk ka gjasa të jetë në Brentford, klubi që i hapi dyert pas problemit të zemrës që ai përjetoi vitin e kaluar gjatë Kampionatit Evropian.

Fantazisti danez i ka sytë te emisarët e dy klubeve të Premier League, Tottenham-it të Antonio Contes dhe Manchester United.

Lojtari është mbajtur nën vëzhgim gjatë ndeshës mes Austrisë dhe Danimarkës e cila u luajt mbrëmë në darkë. Vetë Eriksen do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij, e cila gjithësesi pritet të mbetet në Angli./ h.ll/abcnews.al