Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me çiftin që u gjet pa shenja jete në banesë nga e bija.
Mësohet se 65-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas veten në Dhrama të Greqisë.
Lexo edhe: E rëndë, vajza gjen prindërit të vdekur në shtëpi, dyshimet e para
Gruaja fatkeqe kishte kërkuar të ndahej nga bashkëshorti i saj, por mesa duket ky i fundit nuk e mori mirë lajmin e ndarjes, e si rrjedhojë vrau të shoqen e më pas veten.
Sipas medieve lokale 65-vjeçari vrau gruan në dhomën e ndenjes, ndërsa kreu vetëvrasje në banjë.