Flakët në Sazan, Berisha: Rama harxhon 150 mijë euro për udhëtime personale, s’merr dot me qira një avion

schedule11:32 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:32 - 7 Qershor, 2022

Sali Berisha ka zhvilluar sot një tryezë bisedimi me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe të mesëm. Ndërsa i ka premtuar se do të jetë biznesi i vogël ai  që do të hartojë paketën fiskale për programin e Partisë Demokratike, Berisha e ka cilësuar sistemin e kryeministrit Rama si monizëm.

Ai ka sjellë në vëmendje zjarrin që ka “pushtuar “ ishullin e Sazanit prej 4 ditësh dhe ka vënë theksin në mungesën e ndërhyrjes nga aji për të shuar flakët.

Lexo edhe:  VIDEO/ Momenti kur avioni Canadair i Greqisë ndërhyn për të shpëtuar Sazanin nga flakët

Berisha: Jemi në monizëm. Çfarëdo që të bëhet, çfarëdo që të themi, nëse nuk vendosim t’i kundërvihemi me protesta çdo vit e më e rëndë do bëhet gjendja jonë, si shoqëri.  Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh lart e poshtë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro, minimumi. Po një Canadair nuk e marrim ne ta kemi këtu për verën, për zjarret. E kemi të ndaluar të marrin një Canadair me qira.  Gjithçka është bërë qeveritare, e një njeriu, e një partie. Ju garantoj se programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për PD. Ju ftoj të organizojmë rezistencën ndaj këtij regjimi që sot është monist, i tillë ekziston vetëm në Bjellorusisë e Lukashenkso. Vërtet ai është i rreshtuar me Putinin, ndërsa ne jemi vend anëtar i NATO-s, por pikërisht se jemi vendi i NATO-s nuk duhet të na ndodhë kjo.

Ditën e sotme, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije se Greqia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan dhe do të ndërhyhet nga ajri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!