Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Pakti i Varshavës u themelua në vitin 1955, pasi Gjermania Perëndimore u bë pjesë e NATO-s. Ishte i njohur zyrtarisht si Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjelltë. Pakti i Varshavës, i përbërë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, kishte për qëllim të kundërshtonte kërcënimin nga vendet e NATO – s .
Secili vend në Paktin e Varshavës premtoi të mbrojë të tjerët kundër çdo kërcënimi të jashtëm ushtarak. Ndërsa organizata deklaroi se çdo komb do të respektonte sovranitetin dhe pavarësinë politike të të tjerëve, secili vend ishte në një farë mënyre i kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Pakti i Varshavës, duhej të ishte një aleancë që krijoi një komandë të centralizuar ushtarake në Europën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë , por në praktikë ajo ishte e dominuar nga Bashkimi Sovjetik dhe bëri më së shumti atë që BRSS tha atë për të. Lidhjet politike duhej të centralizoheshin gjithashtu.
Delegacioni i Bashkimit Sovjetik në Varshavë udhëhiqej nga kryeministri, Nikolai Bulganin, ministri i Jashtëm Molotov dhe dy ushtarakë Zhukov dhe Koniev. Kryeministrat e Ukrainës, Bjellorusisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë ishin gjithashtu të pranishëm, së bashku me një gjeneral komunist kinez si vëzhgues, raporton abcnews.al.
Traktati u nënshkrua nga Bashkimi Sovjetik dhe shtatë shtete të Europës Lindore: Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. kryeministrat dhe ministrat e mbrojtjes të të cilit të gjithë morën pjesë në konferencë.
Jugosllavia mungonte.
Objektivi kryesor i paktit ishte të mbante “të gjallë” perandorinë sovjetike dhe shtetet satelitore në linjë. Traktati do të zgjaste 20 vite ose derisa të vinte në jetë një pakt i besueshëm i sigurisë Lindje-Perëndim.
I rinovuar në 1975 dhe përsëri në 1985, traktati parashikoi një komandë ushtarake të unifikuar, fillimisht nën drejtimin e Marshall Koniev, të dominuar nga Ushtria e Kuqe dhe me selinë e saj në Moskë. Armët u standardizuan dhe u prezantuan manualet ushtarake të Ushtrisë së Kuqe, me stërvitje të përbashkët, manovra vjetore dhe uniforma të stilit të Ushtrisë së Kuqe.
Traktati i detyronte anëtarët që t’i vinin në ndihmë të menjëhershme njëri-tjetrit nëse sulmoheshin dhe të konsultoheshin për çështje të rëndësishme ndërkombëtare që lidhen me interesat e tyre të përbashkëta.
Gjithashtu kishte një komitet konsultativ politik të përbërë nga sekretarët e anëtarëve të partisë komuniste. Shtete të tjera gjithashtu deklaruan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar përpjekjet e shteteve paqedashëse me qëllim të ruajtjes së paqes.
Prania e vazhdueshme e trupave sovjetike në vendet anëtare përkeqësoi edhe më shumë pakënaqësitë në Poloni dhe Hungari, por i mundësoi regjimit sovjetik të gjente një rrugë më të lehtë. Në Poloni, Nikita Hruschev u tërhoq nga një konfrontim, por jo në Hungari, ku vendosmëria e qeverisë për t’u tërhequr nga Pakti nuk u prit mirë dhe në Budapest njerëzit dolën në rrugë duke luftuar.
Traktati u mblodh sërish në vitin 1968 kur Bashkimi Sovjetik zhvendosi trupat e Traktatit të Varshavës nga Polonia, Gjermania Lindore, Hungaria dhe Bullgaria në Çekosllovaki për të rimarrë kontrollin e regjimit në Pragë.
Në një konferencë të përfaqësuesve që kishin mbetur në 1991, Pakti i Varshavës u shpall zyrtarisht i “vdekur”.
/abcnews.al