Muzeu Dioqezan i Shkodrës është pasuruar me punët e mjeshtrit të madh Lin Delia. 24 pikturat dhuratë u mundësuan nga miqtë e tij, koleksionistët Armando Niçoletti dhe Gioseppe Grassi.
Janë skica të Lin Delisë, personazhet e jetës se zakonshme të Antrodokos, një vajzë elegante, burra që qëndrojnë ulur nëpër stolat e këtij vendi. Këtu në Muzeun Dioqezan në Shkodër. 24 punime dhuratë e çmuar nga ish-seminaristi françeskan.
Tomi Delia, nipi i piktorit Lin Delia, tregon se skicat erdhën falë dashamirësisë së dy koleksionistëve dhe miqve të piktorit; Armando Niçoletti dhe Giuseppe Grassi.
“Kjo është bërë me realizu vullnetin e autorit, vullnetin e Lin Delisë. Është një porosi e shenjtë që ka lënë”, tha ai.
Lin Delia asnjëherë nuk u arratis nga vendlindja, lidhja me Shkodrën ishte e madhe. Po aq e madhe ishte lidhja me besimin. Gra që luten, Ura e Bunës, burra që bisedojnë, një frat, autoportret.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë sepse kur paraqitet arti i Lin Delisë ndihem i përfshirë qoftë emocionalisht, por edhe pasionalisht sepse është një vulë e një qytetërimi që i përkasim të gjithë jo vetëm si individë apo si familje”, tha nipi i Lin Delisë.
Lind Delia u largua nga Shqipëria në vitin 1948. Student françeskan i liceut “Ilirikum”. Fillimisht studio në Hercegnovi të Malit të Zi, për të vijuar Akademinë e Arteve në Zagreb dhe më pas për tu vendosur në Itali, diplomuar për pikturë në Akademinë e Romës.
“Lini është ai artist shqiptar që botën qiellore arriti me e veshë me veshjet tona kombëtare”, tha Tomi Delia.
Në qytetin e Antrodokos në vitin 1969 krijoi Akademinë e Artit “Gjergj Fishta” dhe në vitin 1983 krijoi Akademinë e Artit “Carlo Cesi”. Në punimet e tij ndërthuret modernia me elementin etnik shqiptar dhe ballkanik.
Janë rreth 30 punime tjera që pritet të bëhen pjesë e Dioqezës së Shkodrës, si një dhuratë nga vetë piktori Lin Delia. Ai vdiq në vitin 1994 dhe la pas qindra punime, të cilat ndodhen në muzeumet e artit nëpër Itali dhe në Vatikan./abcnews.al