Një burrë nga Arabia Saudite ka shprehur dëshirë të martohet me Amber Heard, pasi aktorja humbi procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp.
Përmes një mesazhi zanor të dërguar në profilin e saj zyrtar në Instagram, ai i premton aktores se do t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi.
“Amber, meqenëse të gjitha dyert të janë mbyllur, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Vura re që disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, ndaj vendosa të martohem me ty. Zoti na bekoftë. Ti je begati, por njerëzit nuk e vlerësojnë. Unë jam më i mirë se ai plaku”, është shprehur sauditi.
Pas publikimit, mesazhi zanor u bë viral në rrjetet sociale duke mbledhur rreth 100.000 dëgjime për vetëm disa orë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që pak ditë më parë, Depp fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber dhe pritet të marrë një dëmshpërblim në shumën prej 15 milionë dollarësh./abcnews.al