Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte pjesë e takimit vjetor të organizuar nga Parlamenti gjerman. Gjatë fjalës së tij në Bundestag, Mediu e cilësoi shqetësuese tendencën për të ringjallur ndarje dhe tensione në Ballkanin Perëndimor.
Lidhur me këtë çështje, Mediu theksoj se deklaratat e Vucit i cili e ka cilesuar Kosoven pjese te Serbise dhe qëndrimi ne krah te Rusise dhe mardheniet e ngushta politike dhe ushtarake si dhe zhvillimet ne Bosnje tregojne qarte se Rusia ka nje ndikim te madh ne Serbi dhe eshte e interesuar per vatra te reja konflikti ne Ballkan.
Mediu gjithashtu theksoj se qendrimet e Rusise per te kontrolluar dhe krijuar konflikte dhe ndarje ne Ballkan behen me shqetesuese edhe me ndikimin e Kines nepermjet iniciativave te ndryshme per te kontrolluar ne ekonomi dhe teknologjine e rajonit, per me teper ne mardhenie ushtarake duke i shitur armatime Serbise, e cila ka hyre ne nje proces armatimi te shpejtë duje shpenzuar rreth 3% te buxhetit, nje kercenim i hapur per rajonin në vecanti për Kosovën.
Sipas Mediut, Shqiperia ka nje rol shume te rendesishem per te luajtur ne drejtim të Presidencës së Keshillit të Sigurimit të OKB dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera anëtare të NATO-s në Ballkan përpara Samitit të NATO-s në Madrid, për të trajtuar me realizëm rreziqet potenciale në Ballkan. /abcnews.al/