Dyshohet se punonte si prostitutë, flet burri i shqiptares së vrarë në Itali: E kam pritur gjithë natën

schedule09:41 - 6 Qershor, 2022

schedule 09:41 - 6 Qershor, 2022

Vrasja e 35-vjeçares Nevila Pjetri në Itali, për bashkëshortin e saj Leonard Markun ishte një goditje në zemër.

Mediat italiane kanë shkruar se Marku ka mësuar për vrasjen e gruas kur në derë i trokitën karabinierët. Teksa ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët, duke theksuar se e kishte pritur që të kthehej në shtëpi.

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20:00. E prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët… E doja shumë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari.

Lexo edhe: U vra dhe më pas u hodh e zhveshur në përrua, del fotoja e shqiptares, ishte martuar para një viti

Nevila Pjetri, 35 vjeçe, e cila dyshohet se punonte si prostitutë, u gjet gjysmë e zhveshur në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara. Ajo u dhunua dhe më pas u qëllua me një plumb pas koke. Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak.

Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare. 35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009-të është arrestuar për prostitucion.

/abcnews.al