Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini gjatë një vizitë në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër ka kritikuar vendimin e drejtueses së mëparshme të shkollës i cili ka detyruar zhvillimin e mësimit në dy godina të ndryshme.
Në një takim me mësuesit ministrja Shahini u shpreh për zgjidhje të problemit, ndërsa theksoi se vendimi ishte i paligjshëm dhe ka shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi tek nxënësit dhe mësuesit.
Gjithashtu ministrja Shahini u ndal dhe tek riorganizimi i zyrave e drejtorive rajonale arsimore ku sqaroi se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit. Ndërkohë theksoi se ata drejtues që nuk kanë zbatuar rregullat do të largohen nga puna. /abcnews.al