Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë të diel

schedule07:32 - 5 Qershor, 2022

schedule 07:32 - 5 Qershor, 2022

Vendi ynë mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C, sipas MeteoAlb.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve te paradites Por pjesa e dyte e ditës sjell herë pas here kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Kosovës. Mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në MV dhe për pasojë, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jetë dominant. Ndërsa orët e pasdites, sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, POR mundësia për reshje është thuajse zero.

Rajoni dhe Europa

Do të vijojnë, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut në Evropën Qendrore dhe Europën veriore. Po ashtu, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta ere do të përjetojnë ishujt britanikë dhe pjesa më e madhe e  Europës Lindore ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian paraqitet nën dominimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të mbeten dominante.

abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!